ALUMNI

"Takim informues EYE Programme"

Në kuadër të programit Erasmus for Young Entrepreneurs, Qendra Protik organizoi takimin e rradhës informues me sipërmarrëset e reja në qytetin e Vlorës. Qëllim i këtij takimi ishte prezantimi i mundësive që ky program ofron për të gjithë ata që duan të fillojnë një biznes të ri.

Erasmus for Young Entrepreneurs është një program ndërkufitar shkëmbimi i cili u jep sipërmarrësve të rinj ose aspirues mundësinë për të mësuar nga sipërmarrës me përvojë që drejtojnë biznese të vogla në vendet e tjera pjesëmarrëse.

Shkëmbimi i përvojës bëhet gjatë një qëndrimi me sipërmarrës me përvojë, i cili ndihmon sipërmarrësin e ri të marrë aftësitë e nevojshme për të drejtuar një firmë të vogël. Pritësi përfiton nga këndvështrime të reja në biznesin e tij / saj dhe merr mundësi të bashkëpunojë me partnerë të huaj ose të mësojë për tregjet e reja.

Për më shumë informacion vizitoni faqen: https://www.erasmus-entrepreneurs.eu/ dhe na kontaktoni në: [email protected]

[ngg src=”galleries” ids=”1″ display=”basic_thumbnail” number_of_columns=”3″]